LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Duhet të përmirësojmë harmoninë dhe cilësinë e lojës

Buffon: Duhet të përmirësojmë harmoninë dhe cilësinë e lojës

Veterani i portës së Juventusit, Gigi Buffon, njëkohësisht edhe kapiten i kampionëve të Italisë, ka përsëritur thirrjen ndaj kolegëve të tij për t’u përmirësuar.

Pas takimit me Napolin, të cilin Juventusi e fitoi 2-1, gardiani i portës bardhezi thotë se për kundërshtarët duhet pasur respekt, por jo të shfaqen kaq “tolerantë”.

“Ndaj Napolit patëm një sjellje korrekte dhe të drejtë, në thelb atë të dikujt që nuk duhej të humbiste. Megjithatë gjatë javëve të kaluara kjo gjë na ka munguar”, është shprehur Buffon, teksa bardhezinjtë udhëheqin Serie A me 4 pikë më shumë sesa ndjekësi më i afërt.


Buffon shpjegon se Juves i duhet më shumë punë për të synuar drejt objektivit më të rëndësishëm, fitores së Ligës së Kampionëve, transmeton TCh.

“Duhet të përmirësojmë harmoninë dhe cilësinë e lojës, nëse vërtet duam të synojmë diçka më shumë sesa vitet e kaluara. Jemi absolutisht të kënaqur për rezultatet e arritura deri më tani, por nuk duhet të ndihemi të kënaqur, sepse jemi vetëm në fund të tetorit. Ka ende shtatë muaj për të luajtur, ndaj duhet të bëjmë diçka për t’u përmirësuar”, ka thënë Buffon.

Në trend Sport

Më shumë
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori