LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e kërkon me ngulm kapitenin e Portos

Mourinho e kërkon me ngulm kapitenin e Portos

Manchester United ende nuk e ka arritur formën më të mirë këtë edicion.

Përderisa ka mbetur mbrapa skuadrave lidere në Ligën Premier, United kërkon të përforcohet në janar për të mbetur në garë për titull.


E për ta përforcuar repartin e mesfushës, trajneri portugez Jose Mourinho është duke e kërkuar mesfushorin meksikan Hector Herrera.

26-vjeçari që tri vite po luan me mjaftë sukses te Porto dhe ka bërë përvojën e duhur në Evropë.

Sipas medieve portugeze disa menaxherë të Unitedit e kanë përcjellë nga afër lojtarin në ndeshjet e fundit.

Besohet se United gjatë afatit kalimtar të janarit do të dalë me ofertë zyrtare prej 30 milionë euro për Herreran. /Telegrafi/