LAJMI I FUNDIT:

Rrecaj: Personat që kanë kryer vrasjen, nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së

Rrecaj: Personat që kanë kryer vrasjen, nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt i akuzuar për herë të tretë për krime lufte, Tahir Rrecaj ka theksuar se Limaj nuk është fajtor për krimet me të cilat akuzohet dhe se personat që dyshohet që kanë kryer vrasjen, kanë qenë të maskuar edhe nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Ai tha se Limaj nuk bartë asnjë përgjegjësi për aktakuzë me të cilat ngarkohet, sepse Fatmir Limaj nuk ka pas kontroll në atë zonë dhe me atë se përgjegjësinë për ato dy vrasje e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm dhe në atë kohë, Limaj nuk ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë.


“Personat që dyshohet që kanë kryer vrasjen, kanë qenë të maskuar edhe nuk dihet a kenë qenë pjesëtarë të UÇK-së”, tha Rrecaj në një intervistë për RTK-në, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, është habi që pas dy aktgjykimeve, rasti në Hagë dhe rasti Kleçka, ndodh që prapë Limaj të kërkohet fajtor.

Ai tha se ekziston një mundësi që ky proces gjyqësor të mos fillojë, pasi ka dëshmi të mjaftueshme ku dëshmohet që Limaj është i pafajshëm dhe ato do t’i paraqesin në shkallën e parë dhe të dytë të shqyrtimit të ankesave.

“Ekziston mundësia që në fazën preliminare, pasi ne të paraqesim një ankesë dhe pasi të paraqesim dëshmitë tona, trupit gjykues ka mundësi që ta hedh poshtë këtë aktakuzë, për të mos shkuar në procese gjyqësor të tejzgjatura me vite”, tha avokati Rrecaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori