LAJMI I FUNDIT:

Reagon familja: Zahir Pajaziti kurrë s’ka qenë polic

Reagon familja: Zahir Pajaziti kurrë s’ka qenë polic

Ejup Pajaziti, vëllai i heroit kombëtar Zahir Pajaziti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli sipas së cilës Zahiri ishte polic.

“Zahiri ka qenë nxënës në shkollën policore në Vushtrri.”

“Nga aty është përjashtuar në vitin e dytë të shkollimit, ka qenë viti 1979, pasi është parë si njeri i papërshtatshëm për ish-sistemin”, ka thënë Ejup Pajaziti, njofton Klan Kosova.


Gjatë debatit, deputeti Zafir Berisha i është drejtuar ministrit Hajredin Kuqi se dikur ka kryer detyrën e “Milicit”.

Më pas Veseli ka marrë fjalën, duke iu drejtuar Berishës: “Zafir edhe Zahir Pajaziti ka qenë polic”.