LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e hedh në gjyq Santosin për talentin e Interit

Barcelona e hedh në gjyq Santosin për talentin e Interit

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka paditur në FIFA skuadrën braziliane Santos.

E gjitha kjo pas transferimit të sulmuesit Gabigol te Interi dhe Barcelona kishte të drejtën ta blejë lojtarin.


Në momentin e transferimit të Neymarit te Barcelona, klubi katalunas kishte nënshkruar një kontratë me Santosin për drejtën e blerjeve të tre lojtarëve.

Vitor Andrade, Giva dhe Gabigol kanë qenë pjesë e asaj kontrate, ku Barcelona është dashur të pyetet e para rreth blerjes së tyre.

gabigol
Gabriel ka luajtur vetëm 16 minuta me Interin këtë edicion në Serie A

Por Gabigol u transferua te Interit dhe Barcelona për këtë e akuzon Santosin për mos respektim të kontratës pasi nuk e kanë lajmëruar ofertën e Interit me ç’rast klubi katalunas nëse do ta barazonte atë ofertë Gabigol do t’i bashkohej kampionëve spanjollë.

Gabigol nuk ka pasur të drejtë të niset për në Itali pa aprovimin e klubit katalunas dhe kjo është arsyeja që Barça e ka hedhur në gjyq Santosin.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona kërkon gjashtë milionë euro nga Santosi pas mosrespektimit të kontratës.

Kujtojmë që Gabriel iu bashkua Interit për një shumë prej 29,500,000 euro nga Santosi dhe nëse Barcelona do ta bënte të njëjtën ofertë sipas kontratës mes dy klubeve atëherë Gabigol do ta veshte fanellën e gjigantit spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori