LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon me rezultat të thellë

Prishtina triumfon me rezultat të thellë
????????????????????????????????????

Prishtina ka mposhtur Drita Kosovën me rezultat 4-1.

U zhvillua edhe një ndeshje me kushtet aspak humane për futbollistë.


Por, me gjithë balten deri në gju, Prishtina dhe skuadra e bashkatdhetarëve tanë, Drita Kosova, u shoqëruan ndërmjet vete duke zhvilluar një duel mjaft interesant, me gjithë kushtet e vështira për lojë dhe ku cilësia s’mund të vije aspak në shprehje.

Prishtina, në këtë duel revyal, u paraqit me futbollistët që më pak janë paraqitur në formacionin bazë, ndërsa luajtën edhe disa juniorë.

Bardhekaltrit me meritë triumfuan – 4:1. Së pari, golin e epërsisë ka shënuar sulmuesi i krahut i skuadrës juniore, Kastriot Selmani (24’).

Rezultatin dyfishoi Basit Abdul Khalid, pas gjuajtjes me kokë dhe harkimin nga e djathta të Kastriot Selmanit (56’).

Bashkëatdhetarët tanë nga diaspora, ngushtuan rezultatin nëpërmjet Valmir Muzliukajt (57’).

Golin e tretë për Prishtinën shënoi sërish, Basit Abdul Khalid nga pika e bardhë e që më parë në zonë të rreptësisë u pengua Arbër Hoxha – futbollist i skuadrës juniore (65’), i cili pastaj edhe vetë u shënua në listën e realizuesve dhe të rezultatit përfundimtar – 4:1 (75’).

Trofeun e Superkupës Kosovë – Diasporë, ndau Ministri i Diasporës, z. Valon Murati.

Superkupa: Kosova – Diaspora

Prishtina – Drita Kosova 4:1 (1:0)

Golat: Kastriot Selmani 24’, Basit Abdul Khalid 56’, 65’ (pen), Arbër Hoxha 75’ – Valmir Muzliukaj 57’

Gjyqtarë: Genc Nuza, Rexhep Potoku, Granit Hyseni – Visar Kastrati

Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj – Genc Hamiti (Rilind Gërbeshi – 46’), Millosh Milloviç, Agon Xhaka, Gentrit Dumani (Donat Hasani – 70’) – Granit Jashari, Arbër Hoxha, Blend Baftiu (Dardan Sekiraqa – 73’) – Kastriot Selmani, Shend Kelmendi /c/ (Rigon Kabashi – 58’), Labinot Osmani (Basit Abdul Khalid – 46’). Trajner: Mentor Miftari.

Drita Kosova: Bujar Shala – Daut Shala, Fatos Povataj, Taner Seker, Valmir Islami, Fatlum Bajrami, Ardit Bytyqi /c/, Valmir Muzliukaj, Tugrul Yalman, Armend Haxhiu, Jaime Manoccio. Luajtën edhe: Sermin Zeqiri, Blendon Zymeraj, Fidan Bajrami, Bahri Kolludra, Tanju Seker. Trajner: Safet Muzliukaj.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori