LAJMI I FUNDIT:

Këta janë tre favoritët kryesorë për ‘Topin e Artë’ (Foto)

Këta janë tre favoritët kryesorë për ‘Topin e Artë’ (Foto)

Gara për Topin e Artë 2016 po bëhet akoma më interesante.

Për momentin favoritët kryesorë për të triumfuar janë Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann. Portugezi është fitues i Ligës së Kampionëve dhe evropianit të Francës, ndërsa Griezmann është finalist në këto dy aktivitete, por në Euro 2016 ai u shpall lojtari më i mirë i turneut.


Betejës mes lojtarëve kryesorë të dy klubeve madrilene Real dhe Atletiko, i shtohet edhe Lionel Messi, i cili ka në favor statistikat. Në sezonin 2015/2016, Messi arriti të fitojë Superkupën Evropiane dhe Botërorin e klubeve, Ligën Spanjolle dhe Kupën e Mbretit, ndërsa me Argjentinën ai ishte finalist i Copa America.

topi-i-arte-1
Tre kandidatët e ‘Topit të Artë’

Edhe pse u shoqërua me probleme fizike, Messi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola gjatë këtij viti, 47, 2 më shumë se Luis Suarez dhe 6 më shumë se Cristiano Ronaldo.

Për më tepër, Messi ka regjistruar edhe 24 pasime të sakta për gol, gjë që tregon edhe njëherë influencën që ai ka në lojën e skuadrës së tij. Por jo vetëm kaq. Në Ligën e Kampioneve, Messi ka shënuar 50 gola në 50 ndeshje të Barcelonës në Camp Nou dhe është futbollisti që ka regjistruar më shumë tregolësha në këtë aktivitet, 7 të tillë.

Messi, lojtari i dytë në histori të LK-së që shënon het-trik radhazi, por do të befasoheni nga i pari
Lexo po ashtu Messi, lojtari i dytë në histori të LK-së që shënon het-trik radhazi, por do të befasoheni nga i pari

Në këtë sezon , Messi ka luajtur dy ndeshje në Ligën e Kampionëve atë me Celtic dhe Manchester City ku ka mundur të shënojë dy tregolësha, gjë që e ka arritur vetëm Luiz Adriano në kohën kur ishte futbollist i Shakhtarit.

Në karrierën e tij, argjentinasi ka regjistruar 41 tregolësha, 37 nga të cilat me Barcelonën. Në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 assist te shokët e tij të skuadrës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori