LAJMI I FUNDIT:

Kriza financiare, te klubi italian i shqiptarëve mbeten pa telefona

Kriza financiare, te klubi italian i shqiptarëve mbeten pa telefona

Punonjësit e klubit italian të Serisë B, Pisës, kanë mbetur pa telefona.

Shkak për këtë është bërë mospagimi i faturave, dhe për këtë arsye kompania ka shkëputur shërbimin telefonik që i ofrohej punonjësve të administratës së klubit.


Ditën e djeshme klubi kaloi afatet përfundimtare për të paguar një sërë faturash të treta ndaj të tretëve. Këto ngjarje konfirmojnë vështirësitë e mëdha financiare që Pisa po kalon.

Gjatë këtij sezoni deri më tani janë paguar vetëm pagat e futbollistëve të skuadrës së drejtuar nga Genaro Gatso, ku bëjnë pjesë edhe Samir Ujkani, portieri i përfaqësueses së Kosovës, dhe Edgar Çani, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë.