LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pa tre yje kundër Lyonit

Juventusi pa tre yje kundër Lyonit

Giorgio Chiellini, Claudio Marchisio dhe Mario Mandzukic, nuk do të udhëtojnë në Lyon për ndeshjen që Juventus do ta zhvillojë në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Këtë gjë e ka konfirmuar Juventusi në një komunikatë për media ku ka bërë publik skuadrën për ndeshjen e rëndësishme.


“Giorgio Chiellini, vazhdon të monitorohet, Claudio Marchisio është duke punuar sipas planit dhe Mario Mandzukic, ka pasur një tërheqje të lehtë dhe nuk do të rrezikohet, qëndron në Torino”.

Është ftuar përsëri Moise Kean, që është 16-vjeç, ndërsa sulmi do t’i besohet dyshes Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. /Telegrafi/

Skuadra e Juventusit: Buffon, Neto, Audero; Benatia, Alex Sandro, Mattiello, Barzagli, Bonucci, Alves, Evra, Severin; Pjanic, Khedira, Cuadrado, Hernanes, Lemina, Sturaro; Higuain, Dybala, Kean.