LAJMI I FUNDIT:

Ymeri, Ahmeti e Kurti pjesë e Konferencës Parlamentare të social-demokratëve Evropian

Ymeri, Ahmeti e Kurti pjesë e Konferencës Parlamentare të social-demokratëve Evropian

Kanë nisur sot punimet e Konferencës së Social Demokratëve të Aleancës Progresive Evropiane.

Në këtë konferencë po marrin pjesë Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri së bashku me Shpend Ahmetin dhe Albin Kurtin.

“Në këtë konferencë marrin pjesë partitë kryesore social-demokrate të Evropës, si dhe shumë parti të tjera social demokrate nga e gjithë bota. Në këtë konferencë do të flasin edhe Federica Mogherini (Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Schultz (President i Parlamentit Evropian), Gianni Pittella (President i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Evropian), Iain McNicol (Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Laburiste Britanike), etj”, thuhet në njoftimin e VV-së.


Punimet e kësaj konference do të zgjasin dy ditë, dhe ato janë të përqëndruara te “Agjenda e re për paqe dhe drejtësi”.
Kjo agjendë synon të ndërtojë politikat e nevojshme që i bëjnë ballë zhvillimeve si krizës financiare, krizës së refugjatëve dhe gjendjes së emergjencës që është vendosur në shumë shtete për shkak të sulmeve terroriste dhe ekstremizmit fetar. Nëpërmjet kësaj agjende, Aleanca Progresive e Social Demokratëve synon të ndërtojë një rrugë të qëndrueshme demokratike që i bën ballë sfidave të shekullit të XXI përmes politikave që e vendosin njeriun dhe të drejtat e njeriut në qendër, si dhe përmes forcimit të lidhjeve dhe organizatave në nivel ndërkombëtar, kundër autoritarizmit në rritje në shumë shtete të botës.

“Para konferencës, delegacioni i Lëvizjes VETËVENDSOJE! u takua me Dirk Van Der Maelen, nga Partia Socialiste Ndryshe e Belgjikes, i cili kryeson Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Belg. Me Partinë Socialiste Ndryshe u diskutua për bashkëpunimin ndërpartiak, shkëmbime të ideve dhe bashkëpunimin në avancimin e çështjeve të Kosoves në parlamentin belg si dhe në Këshillin e Evropës, ku Van der Maelen njihet si përkrahës i anëtarësimit të Kosovës.”, thuhet më tej në njoftimin për media.

Paralelisht me këto aktivitete, në Bruksel Lëvizja Vetëvendosje po merr pjesë edhe në punimet që kanë nisur sot të Konferencës Parlamentare të “International Unionin of Socialist Youth” (IUSY) – Unioni Ndërkombëtar i Rinisë Socialiste. Kjo organizatë është e përbërë prej forumeve rinore të partive social demokrate nga e gjithë bota. Gurjeta Zeka, Koordinatore e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, po e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në këtë konferencë të forumeve rinore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori