LAJMI I FUNDIT:

Pique: Ky trajner më shkatërroi!

Pique: Ky trajner më shkatërroi!

Gerard Pique ka zbuluar se Louis van Gaal një herë i tha atij se ai nuk ishte ‘mjaft i fortë’ për të luajtur për Barcelonën.

Pique ishte në zhvillim me skuadrën e të rinjve te Blaugranët, kur ai pretendon se shefi i atëhershëm i ekipit të parë, Van Gaal, e shtyu atë në dysheme dhe këmbënguli se ai nuk do të arrij në klub.

“Ti kurrë nuk e dije në qoftë se ai do të ishte trajneri i parë i ekipit, kur ju mbërrinit atje(në ekipin e parë)”, ka thënë Pique për TV3, transmeton Telegrafi.


“Ai më shtyu mua, më hodhi në dysheme. Ai më tha se unë nuk isha mjaft i fortë për të qenë një lojtar i Barcelonës”.

“Ai më shkatërroi mua. Në Barcelonë nuk e ka bënë punën në palestër deri në moshën 18 vjeç. Ishte me të vërtetë e vështirë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/