LAJMI I FUNDIT:

Reforma Zgjedhore, PS me propozim të ri për kontrollin e financimit të partive

Reforma Zgjedhore, PS me propozim të ri për kontrollin e financimit të partive

Partia Socialiste ka një propozim të ri, që sipas Taulant Ballës duhet të jetë pjesë e Kodit të ri Zgjedhor deri në muajin dhjetor. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore thotë se, si do të ndalohet hyrja e parave të pista në partitë politike gjatë fushatave.

“KQZ duhet të ketë vetëm një rol monitorues. Përveç KQZ-së duhet të jenë edhe Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI-ja, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, institucionet që duhet të jenë në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshira në hetimet për kontrollin e burimit të financimit të fushatave të dyshimta”, tha Taulant Balla, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore.


Oerd Bylykbashi nuk ishte i pranishëm në këtë tryezë, por në mungesë të tij, Taulant Balla sqaroi një tjetër propozim të demokratëve, ndalimin e financimit privat të partive.

“Ka pasur një propozim nga PD-ja, ndalimi i financimit privat, që sipas nesh do t’i kthente partitë në ndërmarrje shtetërore. S’dua të bëj debat me PD-në, por unë besoj se ka qenë një propozim i momentit dhe vet PD-ja do ta tërheqë në komision. Modeli miks është më i miri për financimin e fushatave”, tha më tej Balla.

Në tryezën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për financimin e partive politike, ambasadorë e përfaqësues të BE-së dhe OSBE-së iu kërkuan partive politike që të plotësojnë handikapin më të madh që ka Kodi Zgjedhor aktual, përmirësimin e legjislacionit për financimin e partive, ndonëse koha është në limitet e saj./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori