LAJMI I FUNDIT:

Tufegxhiq: Të largohemi ose t’i fitojmë, kjo është zgjidhja (Video)

Tufegxhiq: Të largohemi ose t’i fitojmë, kjo është zgjidhja (Video)

Studentja dhe aktivistja Ivana Tufegxhiq foli për egzodusin e të rinjëve në vend, për arsye siç tha ajo shkatërrimi i arsimit, sistem që e ka vendosur në vend të parë partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo Qeveri na rreh çdo herë që ngremë zërin, kjo Qeveri përdor policinë mbi studentët më të mirë. Unë jam sot këtu t’i them stop lotit të prindërve tonë, stop ndarjeve. Dua të jetoj në një shtet ku liria dhe demokracia janë të drejta, dua të jetojë në një vend ku më jep mundësinë të kem sukses” tha ajo.


Tufegxhiq deklaroi se është përfaqsuese e një gjenerate që jeton në ekzodus jo nga ana e pushtuesve por nga qeveria e vendit./Telegrafi/