LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Me ASK-në udhëheqin njerëz jo profesionalë

Tërmkolli: Me ASK-në udhëheqin njerëz jo profesionalë

Nuk munguan kritikat për Agjencinë e Statistikave derisa, po shqyrtohet raporti i kësaj Agjencie për vitin 2015.

Deputetja e LDK-së Melihate Tërmolli tha se nuk ka si të jetë raporti më i mirë, duke pasur parasysh që kjo Agjenci udhëhiqet nga njerëz jo profesional, jo kompetent dhe politik.

“Kur dihet se kush e drejton këtë Agjenci, raporti po më duket tepër i mirë. Fatkeqësisht jo vetëm në këtë Agjenci, por dhe në agjencitë tjera udhëhiqen nga njerëz totalisht politik, jo profesional dhe jo kompetent. Prandaj s’ka qysh të jetë gjendja ndryshe dhe në ASK kur udhëhiqet nga njerëz jo profesional dhe jo kompetent. Kemi të bëjmë me punësime politike, në vende ku kërkohet punë profesionale. Pse Qeveria nuk po merret me këtë çështje. Në fakt e di, por nuk e di”, tha Tërmkolli. /Telegrafi/