LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 4 pritet të vijë me 8GB RAM dhe super-specifika tjera

OnePlus 4 pritet të vijë me 8GB RAM dhe super-specifika tjera

Është pothuajse fundi i vitit 2016 dhe me lansimin e Google Pixel, vëmendja e fansave të telefonave të avancuar tani është duke u përqëndruar në Android, si dhe modelet e reja të planifikuara për 2017.

Kompania e famshme kineze OnePlus, që ka qenë vazhdimisht në rritje gjatë viteve, është duke planifikuar që të tërheq përdoruesit e saj vitin e ardhshëm me një tjetër super model të telefonit të saj, përkatësisht gjeneratën e katërt të telefonit të saj – OnePlus 4.

Pas lirimit të OnePlus 3, kompania e bëri shumë të qartë se fokusi i saj tani është thjesht në telefona dhe jo në krijimin e orave apo pajisjeve tjera.


Telegrafi transmeton lajmin e IBTimes UK, e cila tani ka raportuar për disa nga specifikimet e mëdha që mund të vijnë në modelin e ri të OnePlus vitin e ardhshëm.

OnePlus 4 pritet të vijë me një trup alumini që është i lakuar. Madhësia e ekranit do të mbetet diku në mes 5.5” dhe 6”, pasi kompania e ka bërë të qartë se nuk do të nxjerrë ndonjë model të telefonit që ka ekran më të vogël sesa 5.5.

OnePlus 3 kishte një rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve, por OnePlus 4 me shumë gjasa do të ofrojë cilësinë e ekranit Quad HD që shkon deri në 2,560 x 1,440 piksel. Ekrani gjithashtu ka gjasa për të marrë Gorilla Glass 5.

Disa raporte të deklarojë se OnePlus 4 mund të ofrojë ekranin në 4K. Edhe pse nuk është konfirmuar, raportet thonë se procesori tjetër i fuqishëm që Qualcomm do të ofrojë do të jetë Snapdragon 830, të cilin edhe Samsung është duke menduar ta përdor për Galaxy S8.

OnePlus 4 thuhet se do të vijë edhe me 8GB RAM. Dhe këto raporte mund të rezultojnë sit ë vërteta kur dihet se në OnePlus 3 kompania ka vendosur 6GB RAM.

Kamera e pasme e këtij modeli do të jetë mes 21 dhe 23MP, ndërkaq bateria gjithashtu pritet të jetë e fuqishme me 4,000mAh.

Edhe pse OnePlus 3 u lansua në qershor 2016, OnePlus 4 pritet që do të dalë pak më herët në vitin 2017, ndoshta në prill ose maj thuhet sipas raporteve paraprake.