LAJMI I FUNDIT:

Operacion kundër terrorizmit në Ankara

Operacion kundër terrorizmit në Ankara

Gjatë një operacioni të policisë janë vetëvrarë dy terroristë të cilët ishin në përgatitje të një sulmi me autobombë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët pasi u bllokuan në një fermë të kuajve në rrugën Haymana, u vetëvranë duke shpërthyer bombën në një automjet pasi policia iu bëri thirrje për dorëzim.


Ndërsa prefekti i Ankarasë, Valisi Topaca, në lidhje me ngjarjen ku 2 terroristët u vetëvranë duke shpërthyer bombën gjatë një operacioni anti-terrorizëm u shpreh se “Mundësia është e lartë që të ketë lidhje me PKK-në. Identiteti i personit mashkull është përcaktuar, ndërsa e personit femër ende nuk kemi mundur ta përcaktojmë. Siç e dini organizatat kohët e fundit janë lidhur shumë me njëra-tjetrën. Nga materialet e përdorura, mënyra dhe tipi shpërthimit kanë pak shenja të PKK-së”.

“Ishin persona në kërkim sipas një informacioni të dhënë nga policia në qytetin Diyarbakır. Gjithashtu pas një informacioni nga një qytetar nga ky rajon kërkimet u intensifikuan që mbrëmjen e djeshme mbi këtë zonë. Pas disa kërkimeve u përcaktuan personat dhe drejt orëve të mëngjesit iu bë thirrje që të dorëzoheshin. Nuk dhanë përgjigje pozitive dhe pas një kohe shpërthyen veten pa kryer ne ndërhyrjen”, u shpreh prefekti i Ankarasë Topaca.

Ndër të tjera prefekti Topaca ka theksuar se “Posedojmë dokumentin e padëmtuar identifikues të personit mashkull me emrin Harun Arslan, lindur në qytetin Bingöl. Kishte informacione se prej kohësh nuk vërehej. Mendojmë se është edhe një femër por ende nuk kemi përcaktuar identitetin e saj. Gjithashtu po përpiqemi të identifikojmë edhe një person të tretë të dyshuar. Automjetin do ta përdornin në këtë sulm. Një gjë tjetër që është interesante është se kishin vendosur flamur turk në automjet”.

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Kalo në kategori