LAJMI I FUNDIT:

Zenfone 3 Deluxe Special Edition sjell Snapdragon 821

Zenfone 3 Deluxe Special Edition sjell Snapdragon 821
Asus Zenfone 3 and Zenfone Deluxe Official Accessories -weboo.co

Google së fundmi ka lansuar telefonat Pixel që kanë debutuar me procesorin Snapdragon 821 dhe si duket, së shpejti do të kemi më shumë telefona që mbajnë të njejtin procesorë, si ASUS Zenfone 3 Deluxe Special Edition.

Edicioni special i Zenfone 3 Deluxe pritet të lansohet në Amerikë në fund të muajit me çmim fillestar prej 799 dollarëve.

Në maj, ASUS kishte lansuar një numër të pajisjeve të familjes Zenfone 3 duke e pasuruar këtë linjë aq shumë sa që mund të jetë e paqartë për përdoruesin e zakonshëm.


Zenfone 3 Deluxe dhe Zenfone 3 Laser tashmë janë zyrtarisht të lansuara në tregun amerikan, përmes Amazon.

Zenfone 3 Deluxe Special Edition ka një ekran prej 5.7 inç Full HD AMOLED dhe procesorin e njejtë me atë të telefonave Pixel, Snapdragon 821.

Çka e dallon këtë telefon prej dyshes Pixel është RAM memoria prej 6GB dhe kamera super e fuqishme me 23 megapiksel.

Bateria me 3000 mAh do t’i jep funksion telefonit tuaj së paku për një ditë të plotë.