LAJMI I FUNDIT:

Hahn në Maqedoni më 14 tetor

Hahn në Maqedoni më 14 tetor

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn më 14 tetor do të jetë në Shkup për të kontrolluar se kah shkon procesi i zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hahn do të vijë në Maqedoni për shumë çështje që lidhen me aktualitetin politik. A respektohet marrëveshja e 20 korrikut, çfarë gjendje e paraprinë ciklin zgjedhor dhe nëse zbatohen reformat, janë ndër temat për të cilat Komisioneri Hahn do të diskutojnë me kuartetin udhëheqës nga BDI, OBRM-PDUKM, PDSH dhe LSDM.


Ardhjen e Hahn në Maqedoni për AIM e ka konfirmuar edhe Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisioni Evropian. ”E konfirmojmë ardhjen e Komisionerit Hahn në Shkup më 14 tetor dhe gjithashtu mund ta konfirmojmë se ai do të takohet me katër liderët e partive politike parlamentare, me prokuroren speciale publike dhe me përfaqësues të shoqërive civile në Maqedoni. Temat që do diskutohen janë të lidhura me zbatimin e reformave dhe procesin për organizimin e zgjedhjeve.” tha mes tjerash Maja Kocijançiç./Telegrafi/