LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Italia dëshiron ta mposhtë Spanjën

Buffon: Italia dëshiron ta mposhtë Spanjën

Gigi Buffon ka thënë se kombëtarja Azzure është e pëkushtuar për t’i marrë tri pikët nga dueli kualifikues ndaj Spanjës.

Juventus Stadium do të jetë nikoqir të enjtën mbrëma i duelit të madh mes Italisë dhe Spanjës, kurse Buffon është i mendimit se vetëm fitorja vlen.

“Nuk më kujtohet qartë ndeshja nga Euro 2016, pasi që nuk e kam ende qartësinë mendore për ta parë atë pa adrenalinë”.


“Ne kemi luajtur në një mënyrë shumë të mirë, si ekip, dhe këtë rezultat, fitoren, e dua edhe në duelim e të enjtës”, deklaroi Buffon.

Spanja dhe Italia ndanjë të njëjtin grup me Shqipërinë, e cila takohet të enjtën me Lihtenshtajnin dhe do të ketë mundësinë që të jetë lidere para dy gjigantëve të futbollit. /Telegrafi/