LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u mbajt sesioni i fundit i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Në Shkup u mbajt sesioni i fundit i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Në ditën e fundit të sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së u diskutua në temën ”Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtarë mbi bazat e të drejtave të njeriut”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë diskutim u tha se përballja efikase me problemin e migrimit mund të arrihet përmes qasjes bashkëpunuese dhe bashkërenduese të vendeve.

Përveç çështjes së sigurisë, duhet theksuar edhe aspekti humanitar i krizës, pasi që parasegjithash migrantët janë njerëz. Nënkryetarja e AP-së të OSBE-së, Isabel Santos tha se migrimi duhet të shihet me një përqëndrim në të drejtat e njeriut, e jo vetëm si çështje sigurie.


Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski konsideron se problemi i migrimit nuk duhet të shihet si i izoluar, pasi që sipas tij, muret e larta nuk e zgjidhin këtë problem, duke theksuar se Maqedonia, si vend i shtegut të migrantëve, si edhe MPB-ja, mbështesin të gjitha propozimnismat dhe projektet të cilat janë për përmirësimin e përballjes me migrimit, por edhe në dinamizmin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Gianluca Poko, bashkërendues nënrajonal për Ballkanin perëndimor në Organizatën ndërkombëtare të migrimit – IOM, tha se është e nevojshme ofrimi i zgjidhjeve afatgjate.

Filipo Lombardi, kresues i Komitetit për migrim në PS të OSBE-së konsideron se me këtë problem mund të përballemi vetëm me një koncept të ndarjes së obligimeve që mundohemi ta zbatojmë./Telegrafi/