LAJMI I FUNDIT:

Milani e do Godinin

Milani e do Godinin

Milani dhe pronarët e rinj të klubit do të kërkojnë në janar shërbimet e mbrojtësit të Atleticos, Diego Godin.

Rossonerët janë në proces të transferimit të pronësisë te biznesmenët kinezë dhe pritet që të kompletohen dokumentacionet deri muajin e ardhshëm.

Një prej prioriteteve të tyre është një top qendërmbrojtës, për të ndihmuar Alessio Romagnolin.


Edhe Pepe është në listën e Milanit, teksa opsion i mundur është dhe Godin i Atleticos.

Për këtë, Milani ka 30 milionë euro gati për t’i shpenzuar. /Telegrafi/