Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi ekziston si çështje e hapur dhe e cila duhet që të mbyllet në mënyrë që të vazhdojë procesi i zhvillimit në vend dhe që të mos ketë ngecje në shumë çështje të tjera.
Ai në një intervistë për “Indeksonline” ka thënë se Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe janë dëme të përjetshme, ndërsa për këto e ka fajësuar qeverinë.
“Demarkacioni ekziston si çështje e hapur dhe duhet të mbyllet, por mbyllja duhet të jetë së pari për marrëveshjen e ekzistuese që të mund të rifillojë procesi ndërsa unë dhe Aleanca në përgjithësi bashkë me Nismën nga opozita angazhohemi që t’i japim një epilog të nevojshëm marrëveshjes ekzistuese që të bije kjo marrëveshje dhe të gjendet një zgjidhje e duhur”, ka thënë Haradinaj.
Ai thotë se kundërshtimi i bërë nga AAK në lidhje me demarkacionin që nga fillimi nuk ka ndikim aspak ne elektoratin e kësaj partie. “Mendoj se qytetarët pa dallim partie nuk e pranojnë që Kosova të humbë territor dhe nuk pranojnë version të gabuar, mirëpo prapë se prapë kjo është temë mjaft e ndjeshme dhe duhet ditur se çfarë do të ndodhë. Votat mund të fitohen në çdo mandat ndërsa territori nuk fitohet më”.
“Është me rëndësi të gjendet një zgjidhje për demarkacionin dhe për çështjen e liberalizimit të vizave por edhe për shumë tema tona të brendshme, por nuk besoj që demarkacioni është pikërisht për çështjen e liberalizimit të vizave por ka të bëjë edhe me shumë tema tona të brendshme por që nuk besoj se demarkacioni e zgjidhje gjithë këtë punë. Janë bindjet e qeverive dhe ministrave të brendshëm të BE-së të cilat japin në njëfarë mënyrë dakordimin dhe ata zakonisht kërkojnë avancime në rend dhe ligj dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra ata kanë këtë kusht shumë të rëndësishëm për të gjitha vendet por edhe për neve. Por gjithashtu demarkacioni është me rëndësi që të zgjidhje dhe që të arrihet përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk besoj se është mirë që prapë të bëhen improvizime nga ana e qeverisë. Qeveria ka tërhequr demarkacionin përsëri pasi nuk ka votë dhe nëse qeveria dëshiron që të përmbyllë me votën ‘jo’ atëherë është mirë të përfundojë me atë votë, por nëse nuk e kanë atë gatishmëri është më mirë të bëhet një proces i ri i kësaj çështjeje. Tema e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe ajo e demarkacionit mund të shkaktojnë një dëm të përjetshëm për Kosovën, kurse sa i përket temave të tjera në vend si gjendjen ekonomike, gjyqësinë dhe shumë probleme të tjera mendoj se qeveritë e ardhshme të vendit do të munden që t’i riparinë dhe t’i rregullojnë si duhet”, tha ai.
Haradinaj vlerëson se është mirë që Kosova të shkarkohet nga këto tema, si çështja e demarkacionit dhe krijimi i komunave serbe dhe të fillohet një punë më afatgjate me temat e përgjithshme të qytetarëve në vend, siç janë çështja ekonomike, rendi dhe ligji, forcimi i sovraniteti dhe të gjitha këto.
“Kjo qeveri e tanishme është qeveria më e dobët që ka pasur deri më tani Kosova që nga pas lufta dhe për fat të keq kjo qeveria është ajo që po i shkakton shumë humbje dhe vuajtje Kosovës, dhe është në interes të Kosovës të gjendet një zgjidhje e një qeverie që është zhvillimore dhe që arrin të zhvillojë dhe të rrit ekonominë në vend”, tha lideri i AAK-së./Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë