Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, organizoi sot tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të komunitetit të biznesit, nga fusha e promovimit dhe zhvillimit të kapaciteteve turistike, si dhe me përfaqësues të donatorëve, ku u diskutua rreth zhvillimit dhe promovimit të turizmit në Kosovë.
Me këtë rast, Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres në MTI, tha se shënimi i kësaj dite bëhet me qëllim që të spikatet potenciali turistik dhe kontributi i këtij potenciali të madh në arritjen e qëllimeve rreth zhvillimit të qëndrueshëm, duke adresuar disa nga sfidat serioze me të cilat ballafaqohen shoqëritë e stome.
“Turizmi në shumë vende të zhvilluara, por dhe në ato më pak të zhvilluara është opsioni më i zbatueshëm për përkrahje të zhvillimit ekonomik. Andaj, edhe Kosova si shtet në zhvillim mund të përdor turizmin si sektor me potencial për zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, theksoi Krasniqi.
Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka thënë se MTI do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët vendor dhe të huaj, në fuqizimin sa më të madh të këtij sektori dhe promovimin e vlera turistike të Kosovës paralelisht me mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim rritjen e ofertës turistike dhe përmirësimin e shërbimeve në mënyrë që vendi ynë të futet në hartën ndërkombëtare si një destinacion turistik konkurrues dhe i cili do t’i sjellë të mira ekonomisë së vendit.
Ndërsa, Remzi Ahmeti nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), foli rreth aktiviteteve që ka mbështetur kjo agjenci në bashkëpunim me donator me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të sektorit të turizmit.
“Promovimi në panairin “ITB Berlin” në Gjermani, “Destination Nature” në France , “Adventure Next Balkan” në Ohër, “Turizmi aventurier” në Prishtinë, “Fam trip Kosova 2016’ në Prishtinë, janë disa nga aktivitetet e këtij viti përmes të cilave janë promovuar potencialet turistike të Kosovës, si dhe angazhimi i operatorëve turistik në promovimin e sektorit të turizmit”, theksoi ai.
Gjatë tryezës nga ana e pjesëmarrësve u diskutuan sfidat dhe përparësitë e Kosovës për turizëm dhe planet në të ardhmen.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësuesit nga MTI/KIESA, ambasada e Francës në Kosovës, përfaqësues lokalë të fushës së turizmit, USAID-i, Sëisscontact-i, UNDP-ja, GIZ-i si dhe përfaqësues të shoqatave të urizmit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit