LAJMI I FUNDIT:

Jepen 50 mirënjohje për përfaqësuesit më të suksesshëm në sektorin e turizmit në Maqedoni

Jepen 50 mirënjohje për përfaqësuesit më të suksesshëm në sektorin e turizmit në Maqedoni

Ministria e Ekonomisë në nder të Ditës botërore të turizmit, ka dhënë mirënjohje për 50 përfaqësuesit më të suksesshëm nga sektori i turizmit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimet edhe këtë vit janë bërë së bashku me shoqatat turistike dhe Odat, duke pasur parasysh edhe raportet nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, në kuadër të subvencioneve të dhëna për qarkullim turistik, si dhe aktivitetet e komisioneve të cilët punojnë në kategorizimin e hoteleve, restoranteve dhe liçencimin e agjencive turistike.

Në periudhën janarë-korrik 2916, në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është zmadhuar për 8.5%, kurse të atyre që kanë fjetur me netë për 3.5%. /Telegrafi/