LAJMI I FUNDIT:

Moment shokues në Gjykatë, pedofili tenton të therë prokurorin (Video)

Moment shokues në Gjykatë, pedofili tenton të therë prokurorin (Video)

Një Prokuror në Michigan ka shpëtuar për mrekulli në sallën e Gjyqit, kjo pasi një pedofil tentoi ta therte.

Joshua Harding, 35-vjeçar, është duke u gjykuar për abuzimin e një vajze 10-vjeçare në një varrezë. Gjatë kohës që po merrej vendimi për të, Joshua ka tentuar që me një copë metali të therë prokurorin në qafë. Në video, ai shihet duke qëndruar në sallën e gjyqit bashkë me avokatët dhe zyrtarët e tjerë duke pritur vendimin e jurisë.


Menjëherë ai hedh një shikim përreth dhe nxjerr nga mëngët një copë metali dhe vrapon drejt prokurorit ndihmës Jonathan Roth duke tentuar për ta therur.

Fatmirësisht, prokurori ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa pedofili tani akuzohet edhe për terrorizëm dhe tentim vrasje.