LAJMI I FUNDIT:

Nismë për organizimin e bashkësisë rome në Maqedoni në aspekt politik

Nismë për organizimin e bashkësisë rome në Maqedoni në aspekt politik

Sot në Shkup është promovuar zyrtarisht platforma e organizatës qytetare rome ”Vota ime – përgjegjësia ime”, me qëllim përfshirjen aktive të bashkësisë rome në sistemin politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes kësaj përfshirje synohet që të jepet kontribut në zhvillimin e demokracisë dhe proceseve demokratike përmes zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, në edukimin politik të bashkësisë rome dhe në sigurimin e kushteve për zbatimin e të drejtës së votës, etj.

Bartës të nismës janë disa shoqata qytetare rome nga Kumanova, Gostivari, dellçeva e Shkupi. Sipas nismëtarëve, platforma është e hapur për bashkëpunim me të gjithë personat fizik dhe juridik që me profesionalizmin e tyre, përkushtimin, punën dhe rezultatet e tyre dëshirojnë që të kontribuojnë në zhvillimin e bashkësisë rome në Maqedoni./Telegrafi/