LAJMI I FUNDIT:

Higuain i lumtur që është pjesë e Juves dhe bashkëlojtar i Dybalas

Higuain i lumtur që është pjesë e Juves dhe bashkëlojtar i Dybalas

Gonzalo Higuain është i lumtur që është pjesë e Juventusit dhe paralajmëron se ai vetëm sa ka filluar të luaj me shokun e tij të ri të skuadrës, Paulo Dybalan.

‘El Pipita’ shënoi dy super-gola në fitoren 3-1 të Juventusit ndaj Sassuolos dhe për këtë argjentinasi ndihet i lumtur, por më shumë me fitoren e skuadrës sesa golat e tij.


“Unë kam qenë gjithmonë i qetë. Gjëja më rëndësishme është që skuadra të fitojë. Për fat të mirë kam shënuar, kemi pasur një paraqitje të mirë të përgjithshme dhe kemi fituar”, ka thënë Higuain për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Juventusi fiton në stilin e kampionit (Video)
Lexo po ashtu Juventusi fiton në stilin e kampionit (Video)

“Këto janë vetëm lojërat e para së bashku, ne kemi një kohë të gjatë për të përmirësuar të kuptuarit tonë në fushë, por unë tashmë po kuptohem shumë mirë me Dybalan. Jam i lumtur që jam këtu”.

“Sassuolo janë një skuadër e talentuar dhe do të krijojë probleme për të gjithë. Ishte një ndeshje e vështirë, ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe brenda tri ditësh kemi ndeshjen me Sevillan”.

Crespo: Higuain vlen më shumë se Pogba
Lexo po ashtu Crespo: Higuain vlen më shumë se Pogba

“Liga e Kampionëve është konkurrenca më e mrekullueshme, kështu që ne kemi nevojë për tu përgatitur mirë dhe të përpiqemi të fitojmë”, përfundoi ish-sulmuesi i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori