LAJMI I FUNDIT:

Pritën një dekadë për të hapur dhuratën e dasmës: Shihni se çfarë kishte në të! (Foto)

Pritën një dekadë për të hapur dhuratën e dasmës: Shihni se çfarë kishte në të! (Foto)

Çifti Gunn ka që në shtator të vitit 2007 që është martuar, por ende ka një dhuratë dasme të pahapur. Kathy dhe Brandon duhej ta mbanin dhuratën të mbyllur deri në maj të këtij viti.

Dhurata, e cila ishte sjellë nga halla e tyre Alison, ishte e shoqëruar me një shënim ku shkruhej: ‘Mos e hap deri në grindjen e parë’.

“Gjatë 9 viteve të martesës sonë kemi pasur plot grindje, përplasje dyersh apo edhe momente kur kemi menduar të dy të heqim dorë”, ka shpjeguar Kathy në një postim në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk e hapëm kutinë”.


Bashkëshortja pranon se e kishin shmangur hapjen e kutisë pas gjithë këtyre viteve, sepse ata mendonin se ajo do të simbolizonte dështimin.

“Për ne, kjo do të thoshte se nuk kishim bërë gjënë e duhur që martesa jonë të funksiononte – dhe ne ishim të dy të kokëfortë dhe të vendosur për këtë”, ka shkruar ajo.

“Në një moment menduan ta rivlerësojmë situatën. Ishte me të vërtet koha për ta hapur kutinë? Po sikur kjo të mos kishte qenë grindja jonë më e keqe? Po në qoftë se para nesh do të kishte diçka edhe më të keqe dhe ne nuk do ta kishim më kutinë tonë ?!, shpjegon ajo”

Ndërkohë në maj të këtij viti, përcjell Shekulli, pas gati një dekade, ata më në fund vendosën ta hapin kutinë dhe gjetën brenda asaj dy shënime të shkruara me shkrim dore, disa para, gota vere dhe disa produkte kozmetike për banjë.

Shënimi i thoshte Kathy-t të shkonte të blinte pica (ose diçka që e pëlqenin të dy) dhe të përgatiste vaskën, ndërsa shënimi i Brandon thoshte: “Shko bli një tufë lulesh dhe një shishe verë”.

Në fund Kathy shkruan se ata e kishin shijuar këtë dhuratë për rreth një dekadë, edhe pse kutia, të cilën ajo e quan dhurata më e mirë e dasmës nga të gjitha, nuk ishte hapur.

“Kuptova se mjetet për të krijuar një martesë të fortë dhe të shëndetshme nuk gjendeshin në atë kuti, ato ishin brenda nesh”, shkroi Kathy. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, peshon mbi 200 kilogramë dhe është dy metra i madh – është plotësisht funksional

YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, peshon mbi 200 kilogramë dhe është dy metra i madh – është plotësisht funksional

Interesante
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Fun
Po shëtiste qenin e saj në Florida, gruaja mezi i shpëton sulmit nga aligatori

Po shëtiste qenin e saj në Florida, gruaja mezi i shpëton sulmit nga aligatori

Interesante
Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Virale
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Kalo në kategori