LAJMI I FUNDIT:

Mposhteni psikologjinë e mashkullit me pesë veprime

Mposhteni psikologjinë e mashkullit me pesë veprime
iStock

Është e vërtetë që meshkujt ndonjëherë është shumë e vështirë të kuptohen. Nëse vërtet dëshironi të kuptoni mënyrën me të cilën meshkujt mendojnë, për fillim po ju japim disa këshilla

1. Ofroni përkrahje

Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë që mirë po e bën punën dhe që e ka përkrahjen tuaj. Nuk ka nevojë ta teproni, mirëpo nëse i bëni komplimente herë pas herë nuk do të ishte keq.


2. Zbuloni se cili është shkaku i motivimit

Me çka kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do t’i ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij, transmeton Telegrafi.

Man and woman talking at table

3. Kuptojeni se edhe meshkujt kanë emocione

Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Pos kësaj, është me rëndësi edhe që ta dini që një numër i madh meshkujsh shfaq pikëllimin e tij nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit, sepse përpiqen që në të gjitha situatat të duken sa më shumë “macho”.

Rritjani egon me këto pesë thënie me të cilat çdo mashkull do ta bëni për vete
Lexo po ashtu Rritjani egon me këto pesë thënie me të cilat çdo mashkull do ta bëni për vete

4. Tregoni mirëkuptim

Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit: meshkujt nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo e ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja që të përmirësohet ajo që tashmë është thënë vetëm sa e përkeqëson tërë situatën.

5. Bëhuni të sinqerta

Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti është gjë shumë e rëndësishme për çdo çift. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
A e dini pse foshnjat ndonjëherë nuk mund të bien në gjumë?

A e dini pse foshnjat ndonjëherë nuk mund të bien në gjumë?

Fëmija juaj
Tri zakone mund të shkatërrojnë një martesë apo lidhje, paralajmëron një psikolog

Tri zakone mund të shkatërrojnë një martesë apo lidhje, paralajmëron një psikolog

Në çift
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Këshilla dhe arsye
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Keshilla Modë
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Femra
Kalo në kategori