LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti nga Shqipëria zbulon skuadrën e tij të zemrës

Ancelotti nga Shqipëria zbulon skuadrën e tij të zemrës

Një pyetje e veçantë iu bë Carlo Ancelotti nga një gazetar i pranishëm në ambientet e kryeministrisë.

Trajneri italian u pyet se cila ishte skuadra e zemrës së tij dhe cili ishte futbollisti më i mirë sipas Ancelottit.


Ai deklaroi që skuadra me të cilën kishte luajtur më shumë dhe e kishte në zemër është Milani, pasi aty kishte kaluar vitet më të bukura si futbollist dhe trajner.

Ndërsa për futbollistin më të mirë ai tha që kishte drejtuar shumë të tillë, shkruan newsport.

“Për sa i përket skuadrës së zemrës dua të them që është Milani, ekipi që unë kam në zemër. Kam kaluar shumë mirë si futbollist me të dhe më vonë si trajner. Përsa i përket lojtarit më të mirë dua të them që unë kam punuar me shumë të tillë dhe s’mund të veçoj ndonjërin”, deklaroi Ancelotti.