LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të shesë edhe telefona të përdorur!

Samsung do të shesë edhe telefona të përdorur!

Samsung Electronics është duke planifikuar të lansoj një program të ri përmes të cilit do të shes versione të përdorura dhe të ripërtrira të telefonave premium, bënë të ditur Reuters.

Firma koreano-jugore është duke kërkuar mënyra për të mbajtur shitjet në rritje duke e ristrukturuar linjën e produkteve të saj.


Samsung dëshrion të ruaj efektivitetin e kostove dhe në të njejtën kohë të rrisë shitjet e saj globale të pajisjeve mobile.

Kompania do të renovoj telefonat më të mirë të saj të cilët janë kthyer nga përdoruesit në tregun amerikan dhe koreano-jugor.

Më pas, Samsung do t’i ri-shesë këto pajisje me një vlerë më të ulët.

Telefonat e ripërtrirë mund të ndihmojnë kompaninë të rrisë prezencën e saj në tregjet në rritje si ai i Indisë, ku shumica e përdoruesve nuk mund të përballojnë të blejnë pajisje me çmim prej 800 dollarëve.