Seksi dhe droga zakonisht përmenden në të njëjtën frymë, mirëpo këta dy përbërës jo gjithmonë e kompletojnë njëri-tjetrin shumë mirë.
Në përpjekjen për të zbuluar se si lubrifikues të caktuar shoqërorë ndikojnë në kënaqësinë seksuale, hulumtuesit kanë kryer një studim që analizon ndikimin e marijuanës dhe alkoolit në përvojat seksuale të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Totali i 24 pjesëmarrësve – 12 meshkuj dhe 12 femra – ishin intervistuar për përvojat e tyre seksuale në gjendje të dehur dhe droguar. Duke shkruar në revistën Archives of Sexual Behavior, autorët e këtij studimi raportojnë se ndjenjat e zakonshme pas seksit në gjendje të dehur kishin qenë ato të pendimit.
Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës se si alkooli mund t’i bëjë njerëzit më të prirë për të fjetur me të tjerët, e që normalisht nuk do ta bënin këtë gjë.
Njerëzit e dy gjinive kishin raportuar për ndjenja të marramendjes dhe përgjumësisë gjatë kohës kur ishin përpjekur të bënin seks nën ndikimin e alkoolit, përderisa meshkujt kishin thënë se shpeshherë kishin përjetuar vështirësi të turpshme teknike në shtrat.
Kjo gjë, aspak një befasi, mund të shpijë në seks më të shkurtër dhe paaftësi për të arritur orgazëm.
Tymosja e kanabisit në tjetër raportohet të shpinë në rritje të ndjeshmërisë fizike dhe orgazma më të zjarrta, edhe pse disa njerëz kishin raportuar për pengesa mendore si paranoja, apatia etj, e të cilat e “vrasin” disponimin dhe i parandalojnë njerëzit nga klimaksi. Gjithashtu disa gra kanë thënë se kanë përjetuar “thatësi vagjinale” gjatë kohës kur janë përpjekur të bëjnë seks në gjendje të droguar me kanabis.
Seksi në gjendje të droguar me marijuanë thuhet se është më i ndjeshëm dhe më emocional sesa seksi në gjendje të dehur. Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës se si alkooli i shkakton njerëzit të humbin kontrollin dhe i bën të flenë me njerëz të cilët posa i kanë takuar.
P.sh., pjesëmarrësit meshkuj të këtij studimi kishin deklaruar për avantazhe seksuale gjatë kohës në gjendje të dehur, pasi që kishin pasur më shumë guxim t’ju flasin femrave të panjohura, pa brengën se po refuzohen, ndërsa femrat kanë thënë se ishin bërë më të vullnetshme në pranimin e propozimeve pas disa pijeve.
Në anën tjetër, pjesëmarrësit kishin pasur tendenca të flenë vetëm me njerëz që i kishin njohur më parë gjatë kohës që kishin tymosur marijaunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'