Me pije sportive deri te medaljet: ÇKA PINË SPORTISTËT OLIMPIKË?
Pijet sportive janë shumë të popullarizuara ndër sportistët olimpikë. Cilët janë përbërësit kryesorë të pijeve sportive dhe në çka duhet kushtuar kujdes të veçantë nëse dëshironi të filloni t’i konsumoni?
ÇFARË GJENDET NË PIJET SPORTIVE?
Karbohidrate
Testet kanë treguar që çiklistët arrijnë rezultate më të mira kur shpëlajnë gojën me ujë të pasur me karbohidrate, se sa kur konsumojnë pije energjike të ëmbëlsuara pa karbohidrate. Karbohidratet aktivizojnë receptorët në gojë të cilët aktivizojnë zonat e trurit, të cilat, sipas hulumtimeve të paradokohshme, besohet që janë të përfshira në aftësitë motorike, transmeton Telegrafi.
Elektrolitet
Pijet sportive gjithashtu përmbajnë elektrolite, siç janë natriumi dhe kaliumi, në mënyrë që të kompensojnë të gjitha ato që i humbin duke u djersitur.
Kafeinë
Një numër i konsiderueshëm i pijeve sportive përmbajnë kafeinë, dhe pikërisht ky alkaloid natyral në kombinim me pijet të cilat përmbajnë karbohidrate, përmirësojnë qëndrueshmërinë e garuesit. Mirëpo, sportistët duhet patjetër të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin pijet sportive me kafeinë, sepse shpesh përmbajnë substanca të palejueshme siç është eferdina.
DALLIMET MIDIS PIJEVE SPORTIVE
Nuk janë të gjitha pijet të njëjta, ndërkaq pijet izotonike, hipotonike dhe hipertonike përmbajnë sasi të ndryshme të karbohidrateve dhe elektroliteve. Pijet izotonike përmbajnë prej 6 deri në 8 për qind të karbohidrateve, gjë që do të thotë që shumë më lehtë sigurojnë depërtimin e lëngut në qarkullimin e gjakut. Pijet hipotonike kanë shumë pak natrium, ndërsa ato hipertonike ndihmojnë në këndelljen e trupit.
ÇKA DUHET TË PINI PAS STËRVITJES?
Pijet sportive janë goxha të tharta, andaj mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Nga pijet natyrale rekomandohen qumështi pa yndyrë, i cili është aleat i shkëlqyeshëm në këndelljen e trupit, sepse përmbajnë kombinimin e elektroliteve, laktozës dhe proteinave, të cilat janë ideale për dhëmbët tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak