LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Më vjen keq për Italinë ose Spanjën, pasi njëra do të mbetet jashtë botërorit

De Biasi: Më vjen keq për Italinë ose Spanjën, pasi njëra do të mbetet jashtë botërorit

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka folur për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

De Biasi ka përfunduar pushimet e tij dhe thotë se është gati për të nisur aventurën e re për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Duke folur për emisionin “Tutti Convocati” në “Radio 24”, tekniku italian u shpreh optimist për kualifikimin, ndërsa nuk harroi as batutat për Italinë dhe Spanjën, se cila prej këtyre dy ekipeve do të shkojë në fazën e play-off-it.


“Pushimet sapo i mbarova, jam gati të rifilloj aventurën e re, e re si mënyrë shprehjeje, me Shqipërinë dhe të shohim se çfarë ndodh në kualifikueset e Botërorit duke pasur parasysh se kemi përballë Spanjën dhe Italinë dhe kualifikohet vetëm një direkt dhe tjetra shkon në play-off”.

“Të shohim cila nga të dyja kalon në play-off. Si batutë nuk është aq keq, të shohim se kush mes tyre shkon ne play-off sepse ne kualifikohemi (qesh). Shpresojmë të kemi vazhdimësi”, tha De Biasi.

Fillimisht Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Marokun më 31 gusht në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë më 29 gusht dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit do të luhet ndaj Maqedonisë më datën 5 shtator.

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori