LAJMI I FUNDIT:

Veselinoviqi, i gjithëpushtetshëm në Serbi dhe në veri të Kosovës

Veselinoviqi, i gjithëpushtetshëm në Serbi dhe në veri të Kosovës

Zvonko Veselinoviq nga Zveçani, i njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, me vetura… i njohur edhe për faktin se ishte në grupin e njerëzve që pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës e si organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në Serbi.

Veselinoviq ishte arrestuar dhe ishte dërguar në burg, ndërkohë që pas një viti e katër ditësh paraburgimi, është shpallur i pafajshëm. Me ndikim të madh tek pushtetarët në Beograd, Veselinoviq kishte arritur që ta merrte një tender me 750 milionë dollarë, ndërsa duke përdorë autoritetin dhe forcën e tij, gjithashtu ka arritur që përvetësojë një pjesë të qendrës sportive-rekreative në Kopaonik, në të cilën ka ndërtuar hotel.


Mediet serbe shkruajnë se disa muaj para se të arrestohej, Veselinoviq ka arritur ta fitojë gjykimin dhe të përfitojë “miliona” sa ka qëndruar në burg me akuzën se “kundërligjshëm ka përvetësuar 32 kamionë në pronësi të kompanisë Hipo Alpe Adria lizng”. Gjykata e Apelit në Beograd e ka shpallur të pafajshëm dhe e ka liruar nga të gjitha akuzat, raporton zëri.info.

Veselinoviq ka vendosur që ta refuzojë dëmshpërblimin, për shkak se – siç ka thënë njëri prej avokatëve të tij, Mladen Magdeliniq – “arrestimi është bërë për shkaqe politike”.

“Prej atëherë klima politike ka ndryshuar dhe ai nuk dëshiron që ta padisë shtetin”, ka sqaruar avokati Magdeliniq.

Sipas medieve serbe, pushteti aktual në Serbia ia ka dhënë një konzorciumi të kompanive, që udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq, punët për ndërtimin e autostradës në korridorin e 11, në vlerë prej 750 milionë dollarësh kompania e tij nuk ka fare përvojë në ndërtimin e rrugëve.

Me, apo pa miratimin e pushtetit në Beograd, Zvonko Veselinoviq thuhet se ka uzurpuar edhe stazën e skijimit në Kopaonik. Duke ditur për fuqinë që ka Veselinoviqi në Serbi dhe raportet shumë të mira me pushtetin qendror në Beograd, komuna e Rashkës i kishte dhënë atij leje ndërtimi për hotelin, në tokën që e posedonte teniseri Novak Gjokoviq. Ndërkaq, Ministria e Ndërtimit dhe e Infrastrukturës së Serbisë kishte sqaruar se “inspeksioni ka dal në terren dhe ka konstatuar se ndërtimi i hotelit është duke u bërë sipas rregullave”.

“Hoteli ‘Dolli Bell’ në Kopanik është ndërtuar në pajtim me lejen ndërtimore me të cilën është pajisur Veselinoviq”, kishin sqaruar në këtë Ministri.

Hoteli në Kopaonik ka 14 apartamente luksoze, tri dhoma dhe garazhe nëntokësore, pishinën dhe qendrën sportive, si dhe energji solare. /ZERI/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori