LAJMI I FUNDIT:

Ky është formacioni më i mirë i javës së parë të Ligës Premier (Foto)

Ky është formacioni më i mirë i javës së parë të Ligës Premier (Foto)

Portali i madh anglez, ‘Goal.com’ ka publikuar formacionit më të mirë të javës në Ligës Premier.

Në formacionin e javës skuadra e Manchester United, ka më së shumti futbollistë, pasi në të gjenden tre, Eric Bailly, Ander Herrera dhe Zlatan Ibrahimovic, teksa pas tyre vjen Liverpooli me dy, Philippe Coutinho e Sadio Mane.

Portieri më i mirë i javës sipas portalit anglez del të jetë ai i Evertonit, Marteen Stekelenburg, teksa mbrojtja me tre formohet nga Erick Bailly (Man Utd), Davies (Hull City) dhe McAuley (WBA).


Mesfusha formohet nga pesë futbollistë, ku para mbrojtjes është vendosur Herrera(Man Utd), anësor i djathtë Snodgrass (Hull City), anësor i majtë Sadio Mane (Liverpool), teksa dy mesfushorët qendror ishin Coutinho(Liverpool) dhe Ramirez (Middlesbrough).

Dyshja e sulmit është e frikshme dhe vjen nga qyteti i Manchesterit, ku në njërën anë gjendet Zlatan Ibrahimovic(Man Utd) dhe në anën tjetër Kun Aguero (Man City). /Telegrafi/

formacioni1