LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry zbret çmimin e Priv

BlackBerry zbret çmimin e Priv

BlackBerry ka zbritur çmimin e pajisjes së fundit BlackBerry Priv në 499 dollarë për një periudhë të kufizuar në tregun amerikan.

Çmimi i pajisjes është zbritur edhe në disa shtete si në Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Kanada dhe disa shtete të tjera evropiane.

Pajisja posedon ekranin me 5.4 inç Quad HD me rezolucion prej 2560×1440 pikselë, procesorin Snapdragon 808 dhe RAM memorien prej 3GB.


BlackBerry Priv ka hapësirë të brendshme prej 32GB e cila mund të rritet në kapacitet përmes kartelës microSD.

Poashtu, ky telefon është i pajisur me dy kamera, atë dytësore prej 2MP dhe kamerën kryesore prej 18MP.