LAJMI I FUNDIT:

LG V20 me audio sistem të veçantë

LG V20 me audio sistem të veçantë

LG ka deklaruar të enjten se do të inkuadrojë një sistem të zërimit në bashkëpunim me prodhuesin e audio produkteve të njohur si ESS.

Telefoni i ri nga LG do të jetë i pajisur me konvertuesin digjital në analog (DAC) i cili ka kapacitet prej 32 bit Hi-Fi, gjë që e bën pajisjen të ketë zërim të qartë të ngjashëm me përvojën e të qenurit në një performancë ‘live’.

DAC zakonisht përdoret në pajisjet e specializuara për muzikë duke mundësuar shndërrimin e të dhënave digjitale në sinjale analoge.


Sistemi DAC pritet të zvogëlojë zhurmën deri në 50 për qind. LG pritet të lansoj pajisjen premium gjatë muajit të ardhshëm.

LG V20 do të jetë pajisja e parë e kompanisë që do të punojë me sistemin e ri operativ, Android 7.0 Nougat.