LAJMI I FUNDIT:

Fast.com mundëson matjen e shpejtëisë së internetit edhe në iOS dhe Android

Fast.com mundëson matjen e shpejtëisë së internetit edhe në iOS dhe Android
Faqja e re e matjes së shpejtësisë së internetit e krijuar nga Netflix tani është lansuar edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.
Në muajin maj, Netflix kishte debutuar me Fast.com për t’u ndihmuar përdoruesve të internetit të masin shpejtësinë e lidhjes në rrjet.
Të martën, kompania ka zgjeruar rrjetin e shërbimit me dy aplikacione pa pagesë, atë për iOS dhe tjetrin për Android.
Sikur ueb faqja, verzioni mobil i Fast.com është shumë i thjeshtë për përdorim, duke mundësuar kalkulim të menjëhershëm të shpejtësisë së lidhjes në internet, pasi t’a keni hapur aplikacionin.