LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE është telefoni më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar

iPhone SE është telefoni më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar

iPhone SE është telefoni më i shitur në Britani të Madhe, duke e tejkaluar edhe shitjen e iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S7.

Të dhënat e publikuara nga kompania Kantar zbulon se modeli më i vogël dhe më i lirë i iPhone SE ishte modeli i preferuar i telefonit në Britaninë e Madhe në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Edhepse dallimi mes modeleve ka qenë i vogël, megjithatë iPhone SE morri 9.2% të shitjeve të telefonave të mençur ndërsa iPhone 6S kishte 9.1% të shitjeve.


Më gjerësisht, shitjet e iOS (të gjitha modelet e iPhone) morrën 37.2% të shitjeve të telefonave të mençur në Mbretërinë e Bashkuar, 31.8% në SHBA, dhe 18.2% në pesë tregjet më të mëdha evropiane (në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë).