LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry sjell Hub+, inboksin universal në Android

BlackBerry sjell Hub+, inboksin universal në Android

BlackBerry Hub+ ju kursen nga mundi i kontrollimit të mesazheve, njoftimeve dhe përditësimeve në aplikacionet sociale dhe të mesazheve.

Hub+ është inboks për gjithçka. Me një klikim ju mund të gjeni të gjitha email-et, mesazhet dhe njoftimet e tjera të cilat janë të grupuara në një vend së bashku me kalendarin.

Sipas GlobalWebIndex, një përdorues ka mesatarisht një minimum prej gjashtë llogarive mediale.


Kontrollimi i mediave si Facebook, Pinterest së bashku me emailat privat dhe të punës dhe aplikacioneve të mesazheve mund t’i marrë një përdoruesi shumë kohë.

Në këtë mënyrë, qasja e të gjitha mesazheve prej një vendi të caktuar është një lehtësim për secilin.

Megjithatë, Hub+ vjen me një çmim. Përdoruesit e këtij aplikacioni duhet të paguajnë abonimin mujor prej 79 centëve.