LAJMI I FUNDIT:

Dybala paralajmëron Higuainin

Dybala paralajmëron Higuainin

Paulo Dybala ishte një nga futbollistët që bindi Gonzalo Higuainin të linte Napolin për tu transferuar te Juventusi për të formuar një dyshe sulmuese të gjithën argjentinase së bashku.

Por, kur kanë kaluar pak ditë nga transferimi El Pipitas, El Joya siç quajnë ndryshe Dybalan nuk ka ngurruar ta paralajmërojë ish-sulmuesin e Napolit të ketë kujdes nga Mario Mandzukic.

Në  ndeshjen miqësore ndaj West Hamit ku Higuain bëri debutimin e tij me Juventusin, Dybala dhe akoma më tepër Mandzukic u shfaqën në formë të shkëlqyer. Kroati  asistoi ish lojtarin e Palermos në golin e parë të Juves ndërsa shënoi vetë golin që i coi shifrat në 2-0 në favor të bardhezinjëve.


Dhjetë blerjet më të shtrenjta nga Juventusi
Lexo po ashtu Dhjetë blerjet më të shtrenjta nga Juventusi

Në ndryshim nga Higuain i cili u shfaq dukshëm mbi peshë dhe në një formë shumë të dobët fizike, Mandzukic po kalon një moment të shkëlqyer dhe sipas Dybalas, Higuain duhet të japë maksimumin në stërvitje për tu përmirësuar pasi me një Mario në formë të tillë do ta ketë të vështirë të jetë një titullar fiks te Juventusi, edhe pse kartoni El Pipitas u kushtoi kampionëve të Italisë plot 90 milionë euro, transmeton SuperSport.

“Higuain është një bomber i vërtetë dhe nuk më takon mua të flas për të. Sezonin e kaluar ai realizoi 36 gola në kampionat, një rekord ky në historinë e Serisë A. Shpresoj që të gjithë në skuadër ta ndihmojmë El Pipitan të shënojë sa më shumë dhe ai të na ndihmojë ne të fitojmë trofe. Gjithsesi këtu te Juventusi do të jetë më e vështirë për të sepse ka shumë konkurrencë në skuadër. Edhe Mario Mandzukic është në një formë të shkëlqyer dhe Higuain duhet të tregohet i vëmendshëm nëse dëshiron të jetë titullar”.

Pas pesë titujve kampion radhazi në Itali objektivi parësor i Juventusit në sezonin e ri është të triumfojë në Uefa Champions League edhe pse bardhezinjtë dëshirojnë gjithashtu një tjetër titull kampion që do të ishte i 6-shti rresht.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori