Nuk u paraprijnë të gjitha ndarjeve grindjet dhe tradhtitë. Megjithatë ekzistojnë disa tregues universalë që marrëdhënia juaj më nuk funksionon dhe që ka ardhur koha ta ndërprisni…
Çdo gabim që vini re në fillim e tejkaloni me qetësi. Epo, do të vijë momenti kur kjo të ndodhë.
Ja pesë indikatorët nga psikologu dr. William Doert, që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar dhe që duhet të largoheni prej saj sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.
1. Gjithnjë e më shumë mendoheni dhe i bëni llogaritë
Nëse kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po analizoni se sa shumë po sakrifikoni dhe sa shumë po investoni në lidhje e më pas po numëroni se si po jua kthen partneri juaj gjithë këtë, atëherë situata është nisur për nga e keqja. Numërimi i puthjeve apo kush kënd e ka puthur më shumë, kërkimfalja atëherë kjo tregon se lidhja juaj ka filluar të shembet si një kullë me letra.
2. Bisedoni me vetveten, ndërkaq kur bisedoni në zë kujdeseni se ç’thoni…
Nëse pas një mospajtimi apo fjalosjeje imagjinoni bisedën me partnerin ku i shpjegoni çfarë dhe pse ju mundon, atëherë keni një problem të madh. Ky është një fakt se si jeni të vetëdijshëm se keni qëndrime dhe mendime krejt ndryshe e nëse një gjë të tillë e shprehni me zë atëherë vjen deri tek ftohja e marrëdhënieve. Kështu ju “përpini” frustrimet tuaja të cilat presin të dalin në sipërfaqe.
3. Krahasoheni me të tjerët
Nëse e vëreni se sa i mirë është burri i shoqes, sepse asaj i blen lule pa kurrfarë arsye apo se femra e shokut tuaj është për lakmi, sepse nuk është aspak nervoze, atëherë arsyetoni pakënaqësinë me lidhjen tuaj dhe fajin e hidhni në partnerin tuaj. Mendoni se sa më mirë do të ishte lidhja juaj nëse partneri angazhohet më tepër.
4. Të ardhmen e planifikoni vetëm
Gjithnjë e më shumë mendoni rreth asaj se sa më mirë do të ishte po të ishit vetëm, të udhëtoni me shokët dhe ditët t’i planifikoni ashtu si ua ka ëndja. Këto janë shenja të qarta se po ju pret ndarja. Por, shpesh ndodh që njerëzit që nuk janë në kontakt me ndjenjat e tyre paramendojnë skenar të tillë, duke mos menduar se çfarë mund të humbasin.
5. “Ftohja” në shtrat
Një marrëdhënie nuk duhet të rrotullohet vetëm rreth seksit, por seksi është i domosdoshëm. Mungesa e aksionit në shtrat në planin seksual zakonisht është hapi i parë që tregon problemin, sepse është e vështirë ta mbash afërsinë fizike nëse zhduket ajo emocionale. Bisedoni me partnerin, sepse e ardhmja juaj është në rrezik, si dhe t’i shqyrtoni mundësitë dhe strategjitë me të cilat do të ofroheni me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA dëgjon bebja brenda në mitrën e nënës?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Kjo është mënyra më e mirë e Jennifer Lopez për të stiluar një fund me çizme
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite