LAJMI I FUNDIT:

Kush e shpiku picën?

Kush e shpiku picën?

Është ndoshta ushqimi më i famshëm në botë, por atdheu i tij është Italia: pica ka lindur në Mbretërinë e Napolit në mes të viteve 1700, si një evolucion i tortës, tashmë e njohur në shumë vende të pellgut të Mesdheut.

Sheiku luan mendsh kamarierët në Mal të Zi, u lë bakshish të “çmendur”
Lexo po ashtu Sheiku luan mendsh kamarierët në Mal të Zi, u lë bakshish të “çmendur”

Që në kohët e lashta, egjiptianët, grekët dhe romakët përdornin miell të llojeve të ndryshme për të përgatitur lloje të ndryshme ëmbëlsirash, por pica që njohim ne sot është krijuar pikërisht në Napoli, dhe mori këtë emër si transformimi i fjalës “pinsa” që në dialektin napolitan do të thotë “shtrydhje, shtyp”.


Me kalimin e kohës janë kryer studime të shumta mbi origjinën e emrit pica, e cila rrjedh si nga greqishtja ”pita” ose “pitta” që do të thotë “e pjekur në furrë”, ashtu edhe nga gjermanishtja “bissen” ose “kafshatë, copë buke”. Por përtej etimologjinë e saj, që sillet rrotull makaronës, bukës dhe tortës, dhe elementi që e dallon menjëherë dhe e spikati si një gjellë unike në llojin e vete është bashkimi i brumit me domaten.

Surpriza e papritur në Piramidën e Madhe të Gizës
Lexo po ashtu Surpriza e papritur në Piramidën e Madhe të Gizës

Të importuara nga Amerika e Jugut, domatet u për fillimisht si një element zbukurues, dhe më pas në vitet 1700 gjetën shumë hapësirë në kuzhinë, sidomos në Napoli.

Atje rreth vitit 1730 u eksperimentua torta e kripur me domate, hudhër, rigon dhe vaj ulliri, dhe kjo ishte ajo që ne sot e quajmë pizza Marinara.

Asokohe ky produkt shitej nëpër rrugët e ngushta të Napolit dhe rrethina, duke u ngrënë pa dallim nga njerëzit që i përkisnin klasave të ndryshme shoqërore, por suksesi i kombëtar dhe më pas pastaj ndërkombëtar thuhet se ka ndodhur gjatë vizitës së fisnikëve të Shtëpinë mbretërore të Savojës në Napoli në 1889.

Lideri elegant: 20 thëniet më brilante të Barack Obama-s
Lexo po ashtu Lideri elegant: 20 thëniet më brilante të Barack Obama-s

Të shtyrë nga kureshtja për të provua pica, fama e të cilës sapo kishte filluar të kapërcente Mbretërinë e Napolit, Umberto I dhe gruaja e tij Margerita shkuan në Napoli dhe thirrën në oborr Rafaele Espoziton, që ishte prodhuesi më i famshëm i picave i atyre kohëve.

Për t’i dhënë mundësi mbretëreshës të provojë shije të ndryshme, kuzhinieri gatoi picën Marinara, “Mastunicola” me djathë, sallo dhe borzilok, dhe një tjetër picë me domate, mocarela, vaj ulliri dhe borzilok, dhe shumë shpejt për nder të Mbretëreshës Margerita si dhe vlerësimit të saj të madh iu vu edhe emri i kësaj pice.

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Fun
Kalo në kategori