LAJMI I FUNDIT:

Lideri elegant: 20 thëniet më brilante të Barack Obama-s

Lideri elegant: 20 thëniet më brilante të Barack Obama-s

Kjo është ditëlindja e fundit që Obama e feston si President, dhe teksa ai bëri 55 vjeç, i gjithë kombi festoi me të.

Udhëheqësi i amerikanëve, i lindur në Hauai është i njohur për elokuencën dhe qëndrimin e tij të ftohtë në çdo kohë.


Aq sa Sean Penn e ka cilësuar si “burri elegant”.

Fotografitë më interesante të Barack Obamas, në tetë vite president (Foto)
Lexo po ashtu Fotografitë më interesante të Barack Obamas, në tetë vite president (Foto)

“Tirana Observer” sjell disa nga thëniet e tij në 8 vite lidership që do të mbeten në histori:

1 – Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet

2 – Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë.

3 – Gjithnjë kam besuar se shpresa është ajo gjëja kokëfortë brenda nesh që këmbëngul pavarësisht nga të gjitha provat që tregojnë të kundërtën, ajo që na jep kurajon për të vazhduar për të ecur përpara

4 – Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet.

5 – Historitë tona mund të jenë personale, por destinacioni është i përbashkët.

6 – Të fokusosh jetën tënde për të bërë vetëm një dollar tregon varfëri në ambicie. Do të të lërë të paplotësuar

7 – Amerikanët akoma besojë në një Amerikë ku çdo gjë është e mundur – por ata nuk besojnë te liderët e tyre.

8 – Jo, nuk mund të mohosh të drejtat themelore të femrave dhe të pretendosh se ka të bëjë me liri fetare. Liri fetare nuk do të thotë të detyrosh të tjerët të jetojnë sipas besimeve të tua.

9 – Është e rëndësishme të sigurohemi se po i flasim njëri-tjetrit në një mënyrë që shëron, dhe jo në një mënyrë që shkakton plagë.

10 – Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo.

11 – Ndryshimi nuk do të vijë nëse presim nga një person tjetër, apo për një moment tjetër. Ne presim vetëm veten tonë. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë.

12 – Një ndryshim ndodh pasi njerëz të zakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

13 – Asgjë s’mund t’i bëjë ballë fuqisë së miliona zërave që bëjnë thirrje për ndryshim.

14 – Ne nuk ju kërkojmë të besoni në aftësinë tonë për të sjellë ndryshim, ne ju kërkojmë të besoni në aftësitë tuaja.

15 – Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres.

16 – Ne jemi ndryshimi të cilin e kemi pritur kaq kohë.

17 – E ardhmja shpërblen ata që ushtrojnë presion. Nuk kam kohë të ndjehem keq për veten time. Nuk kam kohë të ankohem. Thjeshtë duhet të ushtroj presion.

18 – Inspirohem nga dashuria që njerëzit kanë për fëmijët e tyre. Dhe inspirohem nga vetë fëmijët e mi, se sa ato ma plotësojnë zemrën. Ato më shtyjnë të punojë që ta bëj botën një vend më të mirë. Dhe më bëjnë mua një njeri më të mirë.

19 – Do të bëj çdo gjë për aq kohë sa jam President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i kujtuar popullit tim se jemi një komb nën Perëndinë, dhe mund ta thërrasim Zotin me emra të ndryshëm po prapëseprapë mbetemi një komb i vetëm.

20 – Bashkatdhetarët e mi amerikanë, do të jemi gjithnjë një komb emigrantësh. Jemi të huaj.

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Kalo në kategori