Thonë që është infarkt, kur mpihet dora e majtë, por mund të jetë edhe më keq!
Me siguri nga dikush keni dëgjuar që kur mpihet dora e majtë është tregues i sigurt që do të pasojë infarkti, mirëpo, a është kjo krejtësisht e saktë?
Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës.
Mirëpo, në këtë rast mpirja përhapet përgjatë nënllërës, supeve dhe koshit të kraharorit – thonë ekspertët e Ndihmës së shpejtë.
Pra, pos pjesëve të tjera të trupit, dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë. Megjithatë, nuk duhet injoruar mundësinë e më së keqes, transmeton Telegrafi.
– Duhet gjithmonë të fillohet nga ajo më e keqja dhe të përjashtohen njëra pas tjetrës. Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt, sesa të supozoni që është diçka tjetër e të mos shkoni te mjeku.
Gjëra të tjera që mund të shkaktojnë mpirjen e dorës janë problemet reumatoide, përkatësisht kolapsi i unazave të qafës dhe presioni në nerva.
Në atë rast duhet të shkohet te reumatologu, por janë të mundshme që po ato simptoma të shkaktojnë pengesa edhe psikike, andaj duhet shkuar edhe tek psikiatri.
Mpirja e dorës mund të ndodhë edhe për shkak të bartjes së peshave të rënda në atë dorë, pastaj për shkak të pozitës së papërshtatshme të trupit dhe ndërprerjes së qarkullimit të gjakut.
Nëse ju ndodh që t’ju mpihet dora e majtë, me siguri nuk është ndonjë gjë e tmerrshme, mirëpo megjithatë shkoni te mjeku, aq më parë nëse simptoma të tilla shfaqen edhe në koshin e kraharorit, supe dhe nënllërë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur