LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid mbyll kuletën

Atletico Madrid mbyll kuletën
Cerezo dhe Simeone

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka përjashtuar ndonjë transferim më shumë në këtë afat kalimtar. 

Los Colchoneros kanë qenë shpenzuesit më të mëdhenj në La Liga gjatë kësaj vere dhe Cerezo ka folur mbi këto shpenzime.

Sipas Marca, Cerezo ka deklaruar se paratë janë shpenzuar mirë dhe të gjithë janë ardhur me kërkesë të Diego Simeones.


“Është një ekip i madh, një super ekip. Mendoj se është më i miri jonë në shumë vite. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, profesionistë të mëdhenj dhe njerëz të mëdhenj. Të rinj, me entuziazëm dhe dëshirë për të fituar. Kjo është ajka”, tha Cerezo për Marca, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi nënshkruar me atë që për ne ishte e nevojshme, me marrëveshje të ‘Cholos’. Ne nuk shpenzojmë më shumë se që ne kemi. Këto nënshkrime kanë përfunduar për shkak se LFP nuk do të na lejojë të bëjmë më, nuk do të ketë më”, ka përfunduar presidenti i Atleticos. /Telegrafi/