LAJMI I FUNDIT:

Moyes dëshiron ri-bashkimin me Fellainin e Januzajn

Moyes dëshiron ri-bashkimin me Fellainin e Januzajn

David Moyes ka folur në lidhje me transferimin e dyshes së Unitedit.

Tash e disa ditë kemi dëgjuar raportet për një interesim të Sunderlandit në dyshen e ‘Djajve të Kuq’, teksa tani kemi dëgjuar edhe nga vetë trajneri.

David Moyes do të ishte i interesuar për të punuar me Marouane Fellainin dhe Adnan Januzajn përsëri te Sunderlandi.


“Nëse ndonjëri prej këtyre lojtarëve të mirë do të dëshiron të bashkohet me mua, unë do të jem i lumtur që t’i kem ata”, ka deklaruar para gazetarëve Moyes.

“Ata janë lojtarë të shkëlqyer. Ne jemi të interesuar”, ka përfunduar ish-trajneri i Unitedit. /Telegrafi/