LAJMI I FUNDIT:

Thohir: Kemi refuzuar 60 milionë për Icardin

Thohir: Kemi refuzuar 60 milionë për Icardin

Eric Thohir nuk lëshon terren, Mauro Icardi vlen më shumë se 60 milionë euro.

Presidenti i Interit është i qartë kur bëhet fjalë për strategjinë e tregut të transferimeve në dalje pasi kapiteni i skuadrës mbetet një nga objektivat më të lakmuar të tregut të futbollistëve me Napolin që vazhdon të qëndrojë në radhën e parë për të fituar shërbimet e tij, transmeton SS.


Kur urrejtja e madhe mes klubeve rivale prodhon disa stema interesante (Foto)
Lexo po ashtu Kur urrejtja e madhe mes klubeve rivale prodhon disa stema interesante (Foto)

“Icardi është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai është kapiteni i Interit. E kemi refuzuar një ofertë prej 60 milionësh sepse të gjithë synojmë të arrijmë shifra më të larta për të. Ne jemi një skuadër e rëndësishme dhe dëshirojmë t’i mbajmë lojtarët më të rëndësishëm. Gjatë dy sezoneve të shkuara kemi afruar 15 emra të rinj, por këtë vit do të jetë e vështirë të bëjmë të njëjtat goditje në merkato”.

Në vijim të intervistës, numri një i klubit kërkon të mos polemizojë në distancë me trajnerin Mancini, i cili nuk e ka përtypur faktin që drejtuesit po tregohen shumë të ngathët në lëvizjet e merkatos.

Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)
Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)

“Roli i trajnerit në një skuadër është vendimtar. Ne kemi marrëdhënie të mira por ndonjëherë ka edhe fërkime. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të sjellë emra të rinj pasi tifozët dëshirojnë përherë lojtarë të klasit botëror. Po punojmë së bashku, ndërsa skuadra duhet të përqendrohet për t’u bërë sa më shumë dhurata”, ka thënë Thohir.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori