Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se opozita duhet të lirohet nga kompleksi që liberalizimin e vizave dhe proceset më të rëndësishme integruese po i drejton një koalicion shtetformues, sepse me metoda të dhunës, gazit lotsjellës, mollotovit nuk mund të llogarisin se do të vijnë në pushtet dhe se ata do të jenë autorët e liberalizimit të vizave.
Ai në rrjetin social ka shkruar se është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve, siç është liberalizimi i vizave.
“Të konstruktosh një të pavërtetë të madhe, se Kosova po humb 8200 hektarë, pa e dhënë edhe asnjë fakt se ku janë ata hektarë që Kosova i ka pasur me rastin e shpalljes së pavarësisë e tani po i humb, vetëm për ti bllokuar proceset e integrimeve është një grusht i madh që po i epet vendit tonë”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës në facebook:
“Të dashur qytetarë
Sivjet kemi shansin e madh, që pas shtatëmbëdhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë proces na përkrahën vendet më të rëndësishme të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve.
Është në interes të të rinjve që ata të lëvizin pa viza në vendet e dijes dhe shkencës; në interes të bizneseve që të kontaktojnë partnerët e tyre në tregun evropian; në interes të qytetarëve që të vizitojnë familjarët e tyre; në interes të të sëmurëve që të mos presin nga gjashtë muaj para ambasadave për të shkuar për trajtim për sëmundjet për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë.
Është në interes të shtetit të Kosovës që të përcaktoj sovran itetin e tij dhe të merr përkrahjen për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Të konstruktosh një të pavërtetë të madhe, se Kosova po humb 8200 hektarë, pa e dhënë edhe asnjë fakt se ku janë ata hektarë që Kosova i ka pasur me rastin e shpalljes së pavarësisë e tani po i humb, vetëm për ti bllokuar proceset e integrimeve është një grusht i madh që po i epet vendit tonë.
Ne duhet ti besojmë Komisionit shtetëror, Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, komisionit ndërkombëtar të themeluar nga Presidentja Jahjaga, duhet tu besojmë akteve mbi të cilat e shpallëm pavarësinë.
Opozita duhet të lirohet nga kompleksi që liberalizimin e vizave dhe proceset më të rëndësishme integruese po i drejton një koalicion shtetformues, sepse me metoda të dhunës, gazit lotsjellës, mollotovit nuk mund të llogarisin se do të vijnë në pushtet dhe se ata do të jenë autorët e liberalizimit të vizave.
Edhe “ekspertët-profesorët”, të cilët thonë se dokumentet e serbeve janë më të sakta se ato të shqiptarëve, vështirë se mund të na bindin se kjo është e vërtetë. Po të ishte e vërtetë kjo, Kosovë do ta kishte ndjerë veten më mirë dhe më sigurt me Serbinë sesa e pavarur. Para se të japin të tilla deklarata, ata meritojnë të kontrollohen te mjeku, qoftë në sektorin publik apo privat. Këto shërbime ua ofron shteti.
Kur futesh në kurthin e kauzave të rrejshme politike dhe dëshiron që ato kauza ti argumentosh “shkencërisht”, atëherë shkencës i hyn fort në hak. Soji i këtyre “shkencëtarëve-profesorëve” dhe i atyre që kanë blerë prona me pak pare atje ku dëshirojnë ta qojnë kufirin dhe të pamundësojnë lëvizjen e lirë për ata që nuk kanë para të shëtitën me jahte por kanë nevojë të shijojnë liritë themelore që u takojnë, nuk meriton përkrahje.
Kuvendarët tanë marrin vendime me mendje racionale. Ata mund të jenë emocional, por nuk duhet të mashtrohen nga diletantët dhe profiterët. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj